Riker: Momenti i duhur për emrin

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker ka deklaruar se Maqedonia gjendet në udhëkryq mes të kaluarës dhe të ardhmes dhe se tani është momenti kur lidershipi duhet të zgjidhë kontestin e emrit.
Riker i bëri thirrje politikës të tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të punojnë për të mirën e Maqedonisë.

“Pas zgjedhjeve të 5 qershorit të cilat u realizuan shumë mirë, ne besojmë se tani është koha për ti dhënë fund negociatave me Greqinë, që po zhvillohen përmes Kombeve të Bashkuara”, theksoi Riker.

“E di se ka shumë spekulime për atë se çka mendojmë për këtë çështje që para tre viteve kur erdha këtu në Maqedoni. Të gjithë e dimë se në Maqedoni ka spekulime dhe shumë njerëzve u intereson se kush me kënd pinë kafe dhe çka mendojnë diplomatët për këtë çështje. Por mos bini pre e këtyre spekulimeve dhe atyre që thonë se e dinë mendimin tim. Porosia jonë rreth çështjes së emrit është e qartë, ashtu sikur edhe për çështje të tjera”, nënvizoi më tej ambasadori Riker.

Ai shtoi më tej se pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë si dhe përmbushjen e reformave tjera, Maqedonia e ka shumë të vështirë të anëtarësohet në BE dhe në NATO.








(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment