Greqi, miratohet plani për daljen nga kriza.

Mes protestash e perleshjeve para parlamentit, deputetet greke kane votuar ne mesdite planin e masave antikrize.Plani u votua me 155 vota pro dhe 138 vota kunder, nderkohe qe 5 deputete preferuan thjesht te deklaroheshin te pranishem.

Kalon keshtu Plani Afatmesem qe parasheh masat e ashpra financiare per shkurtime buxhetore, si kusht per nxjerrjen e vendit nga kriza.

Pro planit votoi edhe deputetja e opozites, Elsa Papadimitriou, e cila qe ne nisje te seances deklaroi në parlament se do të largohet nga partia e saj dhe do të votojë për planin e qeverisë.(panorama.com.al)




No comments:

Post a Comment