Windows 8, pranverën e ardhshme?

Nëse raportet janë të besueshme, Microsoft mund të nisë versionin e ardhshëm të sistemit të saj operativ prodhuesve në prill të 2012-s. Marey Jo Foley, një ndjekës i mprehtë i eventeve në Microsoft ka zbuluar për blogun e ZDNet se kompania pritet të dorëzojë sistemin operativ Windows 8 tek prodhuesit në prill të 2012-s.

Foley gjithashtu ka zbuluar se versioni i parë beta i RTM (Lirimi për prodhim) Windows 8 pritet të dërgohet tek prodhuesit në shtatorin e këtij viti gjatë konferencës Build. Foley tha se raporti vinte nga një burim i afërt, megjithatë kompania nuk ka bërë asnjë koment. 

(albeu.com)




No comments:

Post a Comment