Detet dhe ishujt.

Në fundin e deteve dhe oqeaneve ka vargje malore, vullkane, fusha dhe humnera. Korja kontinentale lidhet me oqeaniken nga një platformë, një shirit shkëmbor që rrethon të gjithë kontinentet, e thellë, maksimumi 200 metra.

Më pas, fundi i detit bën një kërcim të madh nga skarpati kontinental dhe shkon deri në 3000 metra thellësi. Këtu fillon ultësira e pamatshme ku ndodhen vullkanet, çarjet dhe kurrizet oqeanike, vargjet e gjata malore nga ku del llava që vjen prej thellësive të tokës. Çdo kurriz oqeanik u korrespondon anëve të dy pllakave tektonike.

Ja cfarë është ishulli?

Ishulli është pjesë toke mbi ujë, e rrethuar nga të gjitha anët me ujë.

Ishujt kontinentalë janë të lidhur nën sipërfaqen e detit me koren kontinentale.

Ishujt oqeanikë në të vërtetë janë maja të një relievi të kores oqeanike, shpesh vullkane të zhytur në ujë.

Atolet e deteve tropikale janë ishuj të formuar nga korale të rritur përqark kraterit të një vullkani, që më pas është mbuluar nga uji.

Ja përse detet janë të kripur?

Ujërat e deteve dhe oqeaneve janë të gjithë të kripur ngaqë janë të pasur me minerale e sidomos me klorur sode, që është kripa e gjellës.(yllpress.com)







No comments:

Post a Comment