Breshkat ndalojnë aeroplanët

Fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar “John Fitzgerald Kennedy” në New York, janë shtyrë për pak kohë, pasi rreth 150 breshka filluan të kalojnë përmes një piste, kanë njoftuar agjencitë.
Breshkat kaluan nëpër pistë për të hedhur vezët në tokën ranore të gjirit Jamaica, i cili kufizohet me aeroportin.

“Fluturimet janë shtyrë për rreth 15 minuta për shkak të breshkëve”, ka thënë zëdhënësi i aeroportit, Ron Marsico.

Pilotët e kompanive ajrore panë se çka ndodhte dhe pritën që breshkat të kalojnë, ndërsa personali i aeroportit nxitoi t’i ndihmojë ato në rrugën e tyre.(kuriozitete.net)





No comments:

Post a Comment