Autoritetet policore shqiptare bënë të ditur arrestimin e dy personave, shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Kapja e tyre u bë e mundur gjatë operacionit policor të koduar me emrin “Mulliri”.
Gjatë kontrollit policor ndaj personave të dyshuar, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 5 kg kanabis sativa, me destinacion Greqinë.
Lajmi u konfirmua nga drejtori i policisë së qarkut të Korçës, në një konferencën dhënë për mediat vendase. Ai tha se arrestimi i trafikantëve u realizua në flagrancë, pranë doganës së Kapshticës, në momentin kur dy personat po tentonin të kalonin kufirin shqiptaro-grek.

(albanews.gr)
No comments:
Post a Comment