Në bazë të raportit në kapitullin për Shqipërinë, thuhet se vendi nuk mundi të fillojë negociatat për statusin e vendit kandidat në BE, ngaqë nuk arriti të përmbushë disa përparësi të nevojshme për një vend demokratik. Pengesë në këtë aspekt, thuhet në raport, u bë kriza e vazhdueshme politike lidhur me hetimin e zgjedhjeve të vitit 2009.
Në raport thuhet se një arritje për Shqipërinë ishte dhënia për qytetarët e saj e lirisë së lëvizjes pa viza në vendet e BE-së. Por raporti thekson se klima e politizuar pas zgjedhjeve të vitit 2009 vazhdoi të ndikojë në agjendën politike të Shqipërisë në vitin 2010. Në raport thuhet se garantimi i sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit mbeti një sfidë për Shqipërinë: reforma juridike vazhdon të mbetet e papërfunduar dhe nuk është bërë përparim në rishikimin e disa prej ligjeve më të rëndësishme. Miratimi i këtyre ligjeve, nënvizon raporti, u ndikua rëndë nga mungesa e pranisë në Parlament të Partisë Socialiste.
Përsa i përket medias, Freedom House thotë ato kanë përparuar përsa i përket teknologjisë, por karakterizohen nga mungesa e transparencës dhe varësia e gazetarëve tek pronarët e tyre. Ndërsa për i përket korruspionit në raport thuhet se ai vazhdon të mbizotërojë në të gjithë sektorët e jetës në Shqipëri, duke ndikuar negativisht tek zhvillimi ekonomik i vendi dhe konsolidimi i institucioneve demokratike edhe pse gjatë vitit 2010 pati përpjekje pozitive për përfundimin e legjislacionit për të luftuar korrupsionin, dhe nga Inspektoratit i Lartë i Deklarimit të Pasurive.
Në raportin e organizatës Freedom House thuhet se kandidatura e Shqipërisë për në BE do të rishqyrtohet në vitin 2011 dhe përparësia e vendosur nga BE për vendin janë dialogu mes klasës politike për miratimin e ligjeve të mbetura pezull dhe që kërkojnë bashkëpunimin mes palëve.
(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment