Lindsay Lohan rifiton lirinë

Ka përfunduar arresti shtëpiak për Lindsay Lohan.
Aktorja problematike - e cila ishte dënuar me arrest shtëpiak për 35 ditë, për shkeljen e lirisë me kusht - u largua nga prona e saj dje pasdite, por në vend që të organizonte një festë ajo u drejtua tek qëndra e grave në Los Angeles për të filluar 480 orët e saj të shërbimit në komunitet, që ishin urdhëruar nga gjykata.

Kur e pyetën se si ndihej në të qënit përsëri e lirë aktorja tha: "Jam e gëzuar që filloj shërbimin në komunitet". (albeu.com)






No comments:

Post a Comment