Milot Hasangjekaj i “Etno Engjujve” martohet me 3 Korrik

Këtë fundjavë, Milot Hasangjekaj i grupit kosovar “Etno Engjujt”, martohet në Prishtinë me të fejuarën e tij Marigona Kurshumliu. Reperi do të vërë kurorë me të fejuarën e tij, Marigonën, ndërsa për të ftuarit mësohet se do të performojë hiç më pak se Aurela Gaçe, e cila edhe pse është shtatzënë dhe hyn në muajin e pestë, nuk i ka lënë mënjanë angazhimet profesionale. Ndoshta kësaj radhe bëhet fjalë vetëm për një nder mes kolegësh, s’i dihet… Ajo që dihet është se dasma e 3 korrikut do të jetë me të vërtetë madhështore dhe se në të do të marrin pjesë të paktën 500 pjesëmarrës, mes së cilëve shumë personazhe publikë!

Velloja e nuses është porositur në Amerikë, e punuar me gurë të çmuar për t’u përshtatur sa më mirë me bukuroshen Marigona. Aktualisht çifti po merret me mobilimin e banesës në Prishtinë, ku do të zhvendosen menjëherë pas dasmës. Ndërkohë, grupi Etno Engjujt vijojnë të jenë një grup shumë i pëlqyer në Kosovë, Shqipëri e kudo në diasporë, me këngë që janë bërë tashmë hite.
(vipat.info)



No comments:

Post a Comment