Francezja Kristine Lagard, është zgjedhur sot shefe e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke u bërë kështu femra e parë në krye të këtij institucioni ndërkombëtar financiar. Zgjedhjen e saj e ka konfirmuar Bordi Ekzekutiv prej 24 anëtarëve.
Një nga sfidat e saj më të mëdha që në nisje të mandatit të saj, do të jetë ballafaqimi me krizën financiare të Greqisë.
Kristine Lagard, aktualisht ministre e financave e Francës, është gjërësisht e respektuar për udhëheqjen e saj gjatë krizës financiare evropiane, gjatë tri viteve të kaluara.
Në postin e shefit të FMN-së ajo e zëvendëson Dominik Shtraus-Kahn, që paraqiti dorëheqje më 18 maj, pasi u arrestua në Nju Jork, me akuza për sulm seksual kundër një punëtoreje të hotelit.(panorama.com.al)

No comments:
Post a Comment