Indiani nuk është pastruar për 37 vite vetëm për të pasur një djalë!(FOTO)

Shumica e njerëzve me shpirt e presin atë moment të ditës kur të hynë nën dush për të ndjerë freski, por Kailash Singh nuk do të kishte bërë dush për asnjë në botë, vetëm nëse.. nuk i lindë djalë.

Indiani 65 vjeçar nuk është larë, e as nuk ka prerë flokët tani më 37 vite, gjegjësisht nga viti 1974, menjëherë pas martesës së tij.

Kailash tregon se nuk dëshiron të bëj dush sepse prifti i kishte thënë se “me garancë” do të ketë djalë pasardhës nëse i ndjek këshillat e tij. Por, për fat të keq të familjes së tij e cila duhet çdo ditë të ballafaqohet me erën e keqe të padurueshme, Kailash ka 7 vajza, por jo edhe djalë.

“Disa herë u munduam ta detyrojmë që të pastrohet. Ai thotë se më shpejtë do të kishte vdekur sesa të pastrohet dhe se gjëja e vetme që mund ta paramendojë është djali. Kaluan shumë vite dhe tani më jemi mësuar” – theksoi gruaja e tij 60 vjeçare Kalavati Davi dhe pranoi se një herë në familje kanë tentuar ta fusin në burim, por ai kishte arritur t’i ikë.

Gruaja e tij – Kalavati edhe ju kishte “kërcënuar” se nuk do të flejë më me atë nëse nuk dëshiron të pastrohet, por as ajo nuk e kishte bindur që të hyjë në ujë, andaj në fund ajo kishte lëshuar pe dhe kisht vazhduar t’i përmbushë detyrat e gruas.

Kailash çdo ditë kujdeset për lopët në temperaturë e cila arrin deri më 47°C, kurse veçanërisht i pastron gojën dhe duart, e në mbrëmje “pastrohet” me dush të zjarrtë, i cili përfshin pierje të marihuanës, lutje dhe vallëzim rreth zjarrit.

“Fëmijët bërtasin dhe më qeshin se nuk pastrohem kur kaloj me biçikletë nëpër fshat. Ka shumë njerëz me karakter të keq që më përqeshim për shkak se nuk pastrohem. Ata nuk e kuptojnë vendosshmërinë time, por une nuk do të ndrroj mendjen, sepse ajo është zgjedhje e Zotit, e jo e imja” – theksoi Kailash.

“Unë nuk kam djalë, andaj nuk do të pastrohem asnjëherë. Ndoshta do të pastrohem kur do të lindi përsëri” – shtoi Indiani kokëfortë.





(femina.al)

No comments:

Post a Comment