Lady Gaga akuzohet për vjedhjen e fondacionit të vet

Lady Gaga, ylli i muzikës pop, është paditur në lidhje me shitjet e byzylykëve të saj, ku të ardhurat nga shitja e tyre do të shkonin për të prekurit nga përmbytjet në Japoni.

Rrjeti ligjor i Michigan 1800LAWFIRM pretendon se Gaga dhe kompanitë e tjera të përfshira në shitjen dhe tregtimin e byzylykëve me ngjyra të bardha dhe të kuqe (me vlerë 5 dollarë) "Ne lutemi për Japoninë" i kanë mbingarkuar blerësit me kostot e transportit dhe "kanë rritur artificialisht numrin e donacioneve totale".

"Ndërsa ne përgëzojmë Lady Gagan në lidhje me përpjekjet e saj, ne duam të jemi të sigurtë se të gjitha të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar Japoninë pas përmbytjeve" tha Alyson Oliver, një avokat i 1800LAWFIRM. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment