Një organizatë hebraike e të drejtave të njeriut ka gjetur një letër të shkruajtur nga Adolf Hitleri që tregon se ai kishte vënë në shënjestër largimin e hebrenjëve nga Gjermania para se të vinte në pushtet.
Një zyrtar i Qendrës Uisental në Los Anxhelos thotë se letra tregon se retorika e urrejtjes nuk mund të injorohet.
Letra ishte shkruar në vitin 1919, kur Adolf Hitleri ishte 30 vjeç dhe i lidhur me një njësi propagandash në ushtrinë gjermane që ishte përgjegjëse për edukimin politik të ushtarëve të çmobilizuar.
Gjermania kishte filluar të rimëkëmbej pas humbjes në Luftën e Parë Botërore. Komandanti i Adolf Hitlerit, kapiteni Karl Majer ishte pyetur të bënte një vlerësim të rolit të hebrenjëve në shoqërinë gjermane, dhe ai e ngarkoi me këtë detyrë pikërisht Adolf Hitlerin.
Rabini Marvin Hie, themelues dhe dekan i Qendrës Uisentel, thotë se letra ofron një përshkrim të qartë të mendimeve të hershme të Hitlerit. “…Bëhet fjalë për sllogane tradicionale se hebrenjtë janë përgjegjës për gjithë të këqijat, por pjesa e pabesueshme e letrës është paragrafi ku ai shkruan se çfarë duhet bërë rreth kësaj çështje.
Dhe ai thotë se unë nuk dua një anti-semitizëm emocional, i cili do të lejonte sulmet kundër hebrenjve. Ne duhet të kemi një anti-semitizëm intelektual. Ne duhet të organizojmë një program të pamëshirshëm qeveritar. Qëllimi përfundimtar i politikës duhet të jetë largimi i plotë i hebrenjëve”.
Rabini Hier thotë se 20 vite më vonë, Hitleri ishte në pozitë për të zbatuar atë që kishte shkruar, madje në një mënyrë më brutale se sa përshkruhet në letrën e tij. Qeveria naziste në mënyrë sistematike ka vrarë më shumë se 6 milionë hebrenjë në atë që tani njihet si Holokaust. Qendra Uisental për herë të parë mësoi për këtë letër në vitin 1988, pas vërtetimit të nënshkrimit të Hitlerit.
Por shtrohet pyetja se si një ushtar i nivelit të ulët ka patur qasje në një makinë shkrimi kur ato kushtonin shumë shtrenjtë.
Zyrtarët e Qendrës thonë se pas daljes në dritë të më shumë informacioneve, përfshirë rolin e Hitlerit në njësinë e propagandës, u bë e qartë se letra ishte autentike. Në atë kohë, letrën e bleu një koleksionist privat. Kur u hodh në treg përsëri këtë vit, Qendra Uisental mblodhi fonde me vlerë 150 mijë dollarë për ta blerë atë.
Hier thotë se dokumenti i hedh poshtë mendimin se Hitleri i ka marrë idetë anti-semitike nga kolegët e tij nazistë. Në vend të kësaj, letra e udhëheqësit nazist përshkruan se strategjia e tij raciste ishte në qendër të mendimit të tij të hershëm.
Një nga gjërat e para që ai bëri pasi u bë kancelar ishte largimi i hebrenjëve nga shoqëria, heqjen e të drejtave të tyre përfshirë shtetësinë, mos lejimin e martesave të tyre me gjermanët, dhe hap pas hapi ai lëvizi drejt pikës përfundimtare të planit të tij.
Pas konferencës Uansi ata planifikuan shfarosjen e të gjithë popullit hebraik. Pra, ky është një dokument magjepsës që ne e kemi bërë të hapur për publikun”.
Letra do të vendoset në Muzeun e Tolerancës të Qendrës Uisental në muajin gusht. Kjo ekspozitë interaktive do të tregojë letrën në kontekst të ngjarjeve që sollën në pushtet Hitlerin dhe ekzekutimin e politikave të tij kundër hebrenjëve. Ka edhe një shtojcë në këtë tregim. Karl Mayr, oficeri gjerman që i ka kërkuar Hitlerit të shkruante letrën rreth hebrenjëve të Gjermanisë, u bë kundërshtar i Hitlerit. Pas ngritjes së Hitlerit në pushtet, oficeri Mayr u arratis në Francë. Në vitin 1941, pasi gjermanët pushtuan Francën, ai publikoi një artikull të panënshkruar në gjuhën angleze, në një shtëpi botuese amerikane, duke hedhur poshtë politikat e Hitlerit. Ai u arrestua dhe më vonë vdiq në kampin famëkeq të përqëndrimit Buhenvald.

(kuriozitete.net)
No comments:
Post a Comment