Çipsi ju shton peshë më shumë se akullorja dhe alkooli.

Jogurti, arrat, bademi dhe pemët ndihmojnë të humbni në peshë, ndërsa ata që konsumojnë çips çdo katër vjet shtojnë nga një kile më shumë sesa ata që konsumojnë “ëmbëlsira“.
Artikujt e yndyrshëm me kalori shkaktojnë mbipeshën, edhe pse midis tyre ekzistojnë dallime, theksojnë ekspertët nga universiteti i Harvardit.
Ata kishin analizuar shprehitë në të ushqyer të 120.000 njerëzve, nga mosha 33 deri në moshën 60 vjeçe.
Të anketuarit, pas 20 vjetësh mesatarisht ishin më të plotë për 7,7 kilogramë. Ata që rregullisht kishin konsumuar çips, çdo ditë që mesatarisht kishin konsumuar 30 gramë çips që përmbante rreth 160 kalori, për katër vjet kishin shtuar një kilogram. Ata që adhuronin ëmbëlsirat kishin shtuar gjysmë kilogrami. Sa u përket ushqimeve të preferuara, sipas hulumtuesve ata që rregullisht konsumojnë jogurt kishin humbur gjysmë kilogrami, njëjtë sikurse edhe ata që kishin konsumuar arra apo badem.(femina.al)



No comments:

Post a Comment