Topi takon ambasadorin Arvizu: Të mbyllet sa më shpejt procesi zgjedhor

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në prag të nisjes për në Mal të Zi ku do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore
, zhvilloi sot pasdite një takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu në residencën private të këtij të fundit.

Kreu i Shtetit shqiptar i dorëzoi përfaqësuesit të vendit më mik dhe aleatit të ngushtë të Shqipërisë, mesazhin drejtuar homologut të tij, Presidentit Barak Obama, me rastin e përvjetorit të 235-të Pavarësisë së SHBA-ve duke i shprehur njëkohësisht Ambasadorit amerikan urimet më të përzemërta edhe në emër të mbarë popullit shqiptar për këtë ngjarje historike.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi dhe Ambasadori Arvizu diskutuan edhe për situatën aktuale paszgjedhore, duke theksuar nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit zgjedhor, të kapërcimin e ngërçit të stërzgjatur politik nëpërmjet rivendosjes së dialogut politik ndër-institucional e respektimit të ligjit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese në shërbim të interesave madhore të vendit dhe aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar.(gazetatema.net)




No comments:

Post a Comment