Policia merr në pyetje 13-vjeçarin për gjuajtjen e mollës

Kur dy policë u shfaqën në derën e tij në orën 11:20 të darkës, Clive Lindoe mendoi për më të keqen. Por babai i tre fëmijëve u trondit dhe u zemërua kur mori vesh arsyen e vizitës gjatë natës - një pretendim se djali i tij më i ri kishte goditur me një mollë një fëmijë tjetër.

Ata kërcënuan të arrestonin 13 vjeçarin Charlie, kur babai i tij fillimisht u refuzoi bisedën me fëmijën para mëngjesit. Fëmija u zgjua nga gjumi dhe takoi oficerët që e bënë të nënshkruajë atë që besohet të jetë një marrëveshje që përdoret për të zgjidhur probleme të vogla - edhe pse ai e mohon hedhjen e mollës.

Lindoe, 50 vjeçar, ka bërë një ankesë në polici, duke akuzuar forcat për shkaktimin e traumës tek djali i tij, si rezultat i trajtimit të ashpër. Ditën e djeshme familja ka vizituar një rreshter i cili po heton ankesën e tyre.

Policia ka refuzuar të tregojë formën në të cilën Charlie ka nënshkruar, pasi hetimi i tyre është "në vazhdim". (albeu.com)




No comments:

Post a Comment