Vetëm pak muaj më parë, disku shqip, një nga realizimet e para në Amerikë, është gjetur në Korçë.
Daton në vitin 1917. Është regjistruar në shtëpinë diskografike “Victor”, një nga shoqëritë e mëdha diskografike që kanë funksionuar atë kohë në Nju Jork, ku kanë regjistruar muzikën e tyre edhe emra të njohur si Enrico Carruzo “La donna e mobile” më 1908-n. Këngët këndohen nga tenori arbëresh Giuseppe Mauro, shkruan gazeta “Shqip”.
Regjistrimi i disqeve me këngë shqiptare në Amerikë ka qenë një fakt i mësuar prej dokumenteve të kohës. Katalogë të shtëpive diskografike që i kanë prodhuar, veçanërisht i shtëpisë diskografike “Victor”, sillnin të dhëna të detajuara mbi këtë fakt. Por deri më tani kanë munguar disqet, trashëgimi i tyre deri në ditët e sotme. Pak muaj më parë, një disk i tillë, një nga realizimet e para në Amerikë është gjetur në Korçë.
Daton në vitin 1917. Është regjistruar në shtëpinë diskografike “Victor”, një nga shoqëritë e madha diskografike që kanë funksionuar atë kohë në Nju Jork, ku kanë regjistruar muzikën e tyre edhe emra të njohur si Enrico Carruzo “La donna e mobile”, më 1908-n, por edhe skenat e ballkonit të veprës “Romeo e Zhuljeta”. Koleksionisti Niko Kotherja që e disponon këtë disk, thotë se ai ruhet në gjendje shumë të mirë.
“Tabelat e stampimit në disk janë të qarta dhe lehtësisht të lexueshme me numrat e serisë të diskut, matrikulës, titullin e këngës dhe kush e këndon. Janë të shkruara në shqip e anglisht. Ka përmasat e një disku normal për kohën dhe përbërja e tij është ebanit. Tabelat kanë ngjyrë të verdhë dhe në pjesën A ka të regjistruar këngën ‘Të gjithë ne o djema’, ndërsa në pjesën B, ‘Sa bukur rronimë’.
Materialin për regjistrimet e para shqiptare që janë bërë në Amerikë e kemi marrë nga një tip katalogu që ka vënë në qarkullim shoqëria ‘Victor’, por përveç këtij informacioni teorik nuk kishim dokument zanor të prekshëm të kësaj dëshmie të kulturës muzikore shqiptare”, thotë Kotherja. Në vijim, deri më vitin 1921 janë regjistruar edhe tre disqe e gjysmë të tjerë. Kanë këngë patriotike, serenata, ndërsa njëri i realizuar në vitin 1918 përmban nga njëra anë himnin mbretëror të kohës, i cili është me tekst të Loni Logorit, kurse nga ana tjetër kemi ‘Betim mbi flamur’, i cili disa vite para se të bëhej regjistrimi ka qenë himni i kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit dhe më pas u kthye në himnin e sotshëm që ka Republika e Shqipërisë. Këngët janë kënduar nga tenori arbëresh Giuseppe Mauro, i cili ishte ftuar në Amerikë, për të mbajtur koncerte të ndryshme të muzikës klasike. Emri i tij shënohet mes tenorëve më të suksesshëm të kohës, por në Shqipëri ka shumë pak informacion mbi të si artist. “Tekstet që janë kënduar nga Giuseppe Mauro janë marrë nga libri “Dëshirat e zemrës”, botimi i parë i të cilit daton më 1916 dhe janë tekste këngësh shqiptare të mbledhura nga Spiridon Ilo, këngë patriotike, serenata, këngë humoristike, të shkruara nga autorë të ndryshëm apo të përshtatura nga gjuhë të tjera në gjuhën shqipe.
Ky fakt tregon për bashkëpunimin fillestar të tenorit arbëresh me muzikantin Spiridon Ilo, sepse disa vite më vonë, më 1923-shin, do të themelonin shtëpinë e parë diskografike shqiptare në Amerikë, ‘Albania PH Records’, ku pronari i saj ishte Ilo. Së bashku me Mauron, do të regjistronin edhe Himnin e Flamurit. Fatkeqësisht sot thuajse nuk gjenden disqet origjinale të gramafonit. Gjetja e këtij disku përbën eveniment, pasi cilësia e tij është shumë e pastër, pothuajse i papërdorur duke pasur parasysh kohën kur është regjistruar. Këto disqe kanë qarkulluar në Korçë, qytet në të cilin është gjendur, por sigurisht janë qenë në sasi shumë të limituar”, thotë Niko Kotherja. Për regjistrimin e këtij disku janë përdorur dy violina, një violë, flaut, tuba, dy korne, klarinetë dhe trombon.
Në Shqipëri kanë qarkulluar edhe më parë disqe, por nuk prodhoheshin në vend. Koleksionisti tregon se kanë ardhur të huaj që kanë bërë regjistrimet, sidomos në vitet ‘30 nga shoqëria “Kolumbia” dhe “Odeon” që vinin në Shqipëri: Tiranë e Shkodër për të bërë regjistrimet e artistëve popullorë. Regjistrimet u riprodhuan në disqe gramafonash dhe u shpërndanë në të gjitha dyqanet dhe kancelaritë, e shiteshin për adhuruesit e muzikës. “Sot trashëgojmë shumë pak disqe të muzikës shqiptare. Kushtet e ruajtjes së tyre janë të mirëpërcaktuara për sa i përket temperaturës dhe kushtet ku vendosen. Për këtë gjë nuk kanë bërë shumë as institucionet përgjegjëse”, thotë Niko Kotherja. Ai nuk e përjashton mundësinë që persona apo familje, sidomos nga familjet e vjetra të emigruara në Amerikë, të gjendet ndonjë disk tjetër me regjistrimet e para të muzikës shqiptare, por mundësitë janë shumë të pakta.(yllpress.com)

No comments:
Post a Comment