Tirana pa kryebashkiak, tregtarët zënë rrugë e trotuare.

Nuk ka pasur rëndësi nëse ka qene rrugë për kalimtarët, ka mjaftuar pak hapësirë përpara derës kryesore dhe pronari ka nxituar për të zgjeruar dyqanin e tij. Sikur të mos mjaftonte kaq, tregtarët ambulante kanë populluar rrugët e bulevardet.

Muajin e fundit është kjo panorama që sheh pothuajse në çdo rrugë të Tiranës.

Ndërsa trotuaret e ngushtë të kryeqytetit nuk janë me në shërbim të këmbësorëve, policia bashkiake duket se nuk shqetësohet.

Trotuaret e kanë humbur funksionin për të cilin janë krijuar dhe kryeqytetasit duhet të përballen me makinat në rrugën kryesore.

Mungesa e një kryetari bashkie në Tirane po ndikon në jetën e qytetarëve e në këto kushte zyrtarizimi i shpejte i tij nuk është më vetëm një apel i ndërkombëtarëve, por një nevojë urgjente që ndikon direkt në shërbimet në qytet. (abcnews)




No comments:

Post a Comment