Nëse ka diçka që ngre zemërim më shumë se një person që ecën rrugëve me një super-makinë të shtrenjtë, është të dish se personi në timon nuk e ka marrë akoma licencën e tij.
Shumica e njerëzve mësojnë t′i japin makinës, në makina jo shumë të shtrenjta. Por ka nga ata persona që janë aq me fat sa që praktikojnë t′i japin makinës në një mjet si Ferrari 458 Italia
458 Italia ka një motor 5 litërsh dhe 562 kuaj-fuqi dhe një e tillë ishte vënë re në një rrugë të Londrës. Super makina, e cila kushton rreth 190,000 stërlina, u filmua nga disa kalimtarë që ngelën të habitur nga shenja"L" (Learner) në makinë. Ata konfirmuan se nuk ishte një shaka, sepse një kalimtar e takoi personin që po mësonte me këtë makinë.
"Kjo është e vërtetë. Unë fola me shoferin dhe ai me të vërtetë po mëson t′i japë makinës në një 458 Italia. Babai i tij, që është edhe instruktori, ishte me të" tha personi që filmoi makinën.
Shumë njerëz janë habitur me trimërinë në të mësuarit në një makinë kaq të fuqishme. Shpejtësia maksimale e makinës është 202 mph (milje për orë) dhe arrin 60 në 3.4 sekonda. Kjo do të thotë se atij do t′i duhet të ketë shumë kujdes të mos ngazëllehet.

(albeu.com)
No comments:
Post a Comment