Gjërat e Elizabeth Taylor turne nëpër botë.

Koleksioni i xhevahireve, artit dhe veshjeve dizajnuese të aktores së ndjerë Elizabeth Taylor do të ekspozohet rreth e rrotull botës, ka lajmëruar shtëpia e ankandeve Christie’s.

Turneu tremujor do të fillojë në shtator, ku janë përfshirë ndalesa në Moskë, Londër dhe Dubai para se gjërat të shiten në një ankand në New York.

E njohur për dashurinë e saj ndaj diamanteve, aktorja ka pasur disa prej gurëve të çmuar më të shtrenjtë në botë.

Fondacioni Elizabeth Taylor AIDS do të pranojë të ardhurat nga ekspozita.

Aktorja e filmave ‘National Velvet’, ‘Cleopatra’ dhe ‘Who's Afraid of Virginia Woolf?’
Ka vdekur në Los Angeles në fillim të këtij viti, në moshën 79 vjeçare.

Disa prej xhevahireve të saj ishin ekspozuar pasi e shkroi një libër në vitin 2003 të titulluar ‘Elizabeth Taylor: My Love Affair with Jewellery’.(gazetaexpress.com)




No comments:

Post a Comment