ALBtelecom hedh në treg dy paketa të reja për shërbimin e telefonisë fikse dhe internetit

ALBtelecom hedh në treg dy paketa të reja për shërbimin e telefonisë fikse dhe internetit, të konceptuara si paketa të plota dhe të leverdishme për përdoruesit e telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit me ADSL. Duke filluar nga data 1 korrik 2011, të gjithë abonentët familjarë të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit me ADSL dhe ata që abonohen rishtaz do të përfitojnë nga ofertat e dy paketave më të reja “I+Fiks 1,999 Lekë” dhe “I+Fiks 2,999 Lekë”.

ALBtelecom ka konceptuar si një paketë të vetme shërbimin e paketave FOLFIX dhe shërbimin e internetit me ADSL, me një çmim më të leverdisshëm. Duke paguar 1 999 Lekë në muaj, abonentët ekzistues edhe ata të rinj mund të abonohen në paketën “I+Fiks 1,999 Lekë” dhe të përfitojnë paketën e Internetit 2 Mbps me Limit 8 GByte në muaj si dhe ofertën FOLFIX 1000. Paketa FOLFIX1000 përfshin 1000 minuta brenda rrjetit ALBtelecom nga ora 18:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit dhe 24 orë gjatë fundjavës dhe ditët festive. Për të gjithë abonentët e rinj që zgjedhin ALBtelecom, kompania ofron modem plus instalim të telefonisë fikse dhe internetit të gjitha falas.

Për të gjithë abonentët që kanë kanë nëvoje për paketa më të mëdha, ALBtelecom ofron paketën “I+Fiks 2,999 Lekë”. Kjo paketë përfshin Internet 2 Mbps PA LIMIT plus ofertën FOLFIX1500. Paketa FOLFIX 1500 përfshin 1500 minuta brenda rrjetit ALBtelecom si dhe 30 minuta për thirrjet ndërkombëtare pa Limit kohor. Gjithashtu edhe për këtë paketë të gjithë abonentët e rinj mund të përfitojnë modem plus instalim të telefonisë fikse dhe internetit falas.

Ndërkohë abonimi në paketat “I+Fiks 1,999 Lekë” dhe “I+Fiks 2,999 Lekë” mund të kryhet duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së ALBtelecom në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Paketat e mësipërme nuk përfshijnë TVSH. Çdo abonent familjar duhet të ketë me vetë mjetin e identifikimit dhe librezën e telefonit. Punonjësit e ALBtelecom në të gjitha pikat e rrjetit të dyqaneve ALBtelecom do t’ju mundësojnë firmosjen e një kontrate përkatëse aneks, e cila i bashkëngjitet kontratës fillestare të pajtimtarit.

Oferta e minutave të këtyre paketave janë të vlefshme vetëm brenda muajit kalendarit dhe nuk mund të mbarten në muajin pasardhës. Me përfundimin e minutave të paketës, për çdo kohë bisede të konsumuar, abonenti do të tariforet sipas planit tarifor ekzistues. Abonimet në këto paketa janë të vlefshme në çdo ditë të muajit. Për më shumë informacion rreth ofertës apo ndihmë të nevojshme për çdo shërbim që lidhet me telefoninë fikse, abonentët e ALBtelecom mund të telefonojnë në numrin 123 nga numri fiks, ose 04 22 00 123 nga numrat e tjerë. Gjithashtu për informacion më të detajuar rreth kësaj oferte dhe ofertave të tjera të kompanisë Ju mund të vizitoni web-in tonë www.albtelecom.al.(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment