Motori i parë fluturues në botë

Bllokimi i trafikut së shpejti mund të jetë një gjë e së kaluarës falë një shpikësi amator, i cili ka ndërtuar motorin e parë fluturues në garazhin e tij. Australiani Christofer Malloy investoi të gjithë kursimet e jetës së tij në projektin që iu deshën dy vite e gjysmë për ta përfunduar. Krijimi i tij - quajtur Hoverbike mund të arrijë deri në 100 mph (milje për orë).

Fansat e dezajnit e kanë krahasuar punën e Malloy-t me "motorët e shpejtësisë" nga filmi Star Wars apo me makinën nga filmi Back To The Future.

32 vjeçari, ish-pilot helikopteri, ndërtoi pajisjen e pabesueshme në garazhin e tij në Sydney, duke përdorur fibra karboni dhe një motor BMW.

Ai thotë se e ka ndërtuar në bazat e aeroplanëve dhe se një person që di të pilotojë një helikopter do ta ketë shumë më të lehtë të udhëtojë me këtë shpikje.

Malloy nuk pranon të tregojë se sa para ka shpenzuar në krijimin e këtij motori, por thotë se i ka kushtuar të paktën 140 stërlina në javë.

Mendohet se çmimi i motorit fluturues do të jetë rreth 45,000 stërlina.









(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment