Rusia i ndërpret furnizimin me energji elektrike Bjellorusisë.

Rusia ndërpreu në mesnatë (me orën e Moskës) furnizimin me energji elektrike Bjellorusisë, për shkak të mospagimit të borxhit prej 43 milion euro.Aktualisht Bjellorusia po përballet me krizën më të thellë ekonomike prej periudhës së regjimit sovjetik.
Drejtuesi i kompanisë energjisë elektrike, Inter RAO UES, Anton Nazarov tha se është ndërprerë furnizimi me energji elektrike prej mesnatës, ndërsa ka njoftuar se furnizimi do të rikthehet vetëm 24 orë pasi të bëhet pagesa e borxhit.
Afati i fundit për shlyerjen e borxhit skadonte më 20 Qershor. Bjellorusia siguron një të dhjetën e energjisë elektrike nga Rusia.(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment