Meshkujt zviceranë në "moshën e ëndrrave" - 80 vjet!

80.1 vjet jetojnë mesatarisht meshkujt zviceranë. Zvogëlohet epërsia e femrave, të cilat ende kryesojnë, me 84.5 vjet Enti Statistikor i Zvicrës ka njoftuar sot lidhur me trendet aktuale demografike në Zvicër.
Një ndër risitë që sjellin statistikat është zgjatja e jetës mesatare të meshkujve në këtë shtet. Ajo për herë të parë ka mbërritur shifrën 80.1. Kaq jetojnë mesatarisht meshkujt zviceranë, të cilët, vetëm dy vite më parë, sipas statistikave jetëgjatësinë mesatare e kanë pasur 79.8 vjet.
Ndërsa gratë kanë mbërritur gjithmonë një moshë më të shtyrë se burrat. Nga 84.4 vjet në vitin 2009, ato sot jetojnë mesatarisht 84.5 vjet.
Kjo lëvizje te të dy gjinitë tregon tendencën e identifikuar që në vitin 1992, të zvogëlimit të dallimit të moshës mesatare në mes tyre. Në vitin 1992 ky dallim ishte 6.9 vjet, ndërsa tash, rreth 4.4 vjet.
Në dhjetë vitet e fundit në Zvicër regjistrohen në mes të 60200 dhe 63100 raste të vdekjes. Në vitin 2010 janë shënuar 62600 raste vdekje.(albinfo.ch)



No comments:

Post a Comment