Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës vendorë dhe të EULEX-it, të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, e dënoi Amir Sopën, i njohur edhe si Kadri Kameri, me dhjetë e një muaj burgim pasi që u shpall fajtor për veprat penale të terrorizmit dhe posedimit të paligjshëm të armëve.Gjykata vërtetoi se Amir Sopa ka marrë pjesë aktive në një organizatë terroriste – Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH) në vitin 2003. Më 20 korrik 2003, Amir Sopa e kishte shkrepur një predhë nga një raketahedhës, që e kishte në pronësi të paligjshme, drejt zyrës së Kryeprokurorit të Qarkut në objektin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Më 10 maj 2003, ai i kishte dërguar një letër ku e kërcënonte me vdekje Ismet Beqirin, i cili në atë kohë e mbante postin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës.
Në njoftim thuhet se ndjekja penale u bë nga një prokuror kosovar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.(rtv21.tv)
Në njoftim thuhet se ndjekja penale u bë nga një prokuror kosovar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.(rtv21.tv)
No comments:
Post a Comment