Terri mbetet kapiten i Çelsit

Futbollisti Xhon Terri do të mbetet edhe më tutje kapiten i Çelsit.
Trajneri i ri i “bluve” të Londrës, Andre Vilas Boas, ka bërë të ditur për mediat në ishull se Terri do të jetë kapiten i skuadrës së tij.
“Xhoni është kapiten dhe ai do të mbetet gjithmonë në qoftë se është në dispozicion për të luajtur. Do të ishte gabim të mendojmë ndryshe për dikë që ka bërë aq shumë për klubin dhe që është pjesë e historisë së tij”, ka thënë Boas.(rtv21.tv)












No comments:

Post a Comment