Qeveria do të rrisë sërish rrogat dhe pensionet dhe do të bëhen përpjekje maksimale për të mos rritur borxhin publik, kështu ka deklaruar kryeministri i vendit në mbledhjen e qeverisë.
Sipas kreut të qeverisë rritja e rrogave dhe pensioneve është një politikë e domosdoshme dhe një investim në burimet njerëzore.
“Ne vazhdojmë rritjen me përparësi të pensioneve të ulëta, të rrogave të ulëta si dhe do të bëhet indeksimi i rrogave të larta” theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha ka pranuar se efektet e krizës janë ndjerë në ekonominë shqiptare por pa u përkthyer në recesion.
“Nuk ka dyshim që pasojat e krizës janë ndjerë në ekonominë shqiptare por ato nuk kanë arritur të përkthehen në recesion. Ekonomia shqitare është efektive në të gjithë sektorët. Investimet e huaja kanë njohur rritje shumë të madhe krahasuar me vitet e kaluar ndërsa rritje të madhe ka pësuar edhe turizmi” theksoi më tej Berisha.
Gjithashtu Berisha sqaroi se qeveria shqiptare nuk ka asnjë marrëveshje për mos rritjen e pagave me FMN-në.
Ai shtoi se FMN-ja ka kërkuar vetëm mos rritjen e borxhit, gjë që sipas tij është respektuar nga qeveria.
“FMN e ka theksuar në të gjithë dokumentet e tij suksesin ekonomik të Shqipërisë. Në treguesit makro ekonomik, si borxhet inflacioni dhe difiçiti buxhetor luajalitit dhe vendosmëria e qeverisë është absolute për t`ju përmbajtur objektivave. Nuk po shkelim asnjë lloj premtimit. Për rritjen e taksave nuk kemi marrëveshje me FMN. Pra marrëdhëniet janë shumë të mira dhe do vazhdojnë të jenë të tilla”, tha Berisha. (albeu.com)

No comments:
Post a Comment