Noizy: Vajza ime, Leandra, është xheloze për femrat që më rrethojnë

Reperi i njohur Noizy, i cili veç muzikës njihet edhe për shoqërimet e tij të shumta me femra, është shprehur gjatë një interviste televizive se vajza e tij 4-vjeçare, Leandra, është shumë xheloze për të dhe se nuk ka dëshirë ta shohë me femra. I pyetur për famën që ka krijuar falë bashkëpunimeve me femra të muzikës, si Rozana Radi, Eni Koçi, Çiljeta Xhilaga, Kristine Elezaj etj., për të ilustruar që këngët e tij më të njohura janë ato që ka interpretuar vetëm, Noizy ka përmendur se kështu mendojnë jo vetëm fansat e tij, por edhe e bija, Leandra, e cila jeton me të ëmën jashtë Shqipërisë. “Kur e takova Leandrën në Paris, më tha: Ti nuk e do atë gocën te klipi e? “Cilën”, i thashë unë?- “Atë të këngës “jam e vetmja… Pashë që te klipe e rrahe, pastaj e deshe prapë”. E kishte fjalën për Eni Koçin vogëlushja, e cila është bërë xheloze dhe për t’ia përshkruar të atin se për cilën e kishte fjalën, i këndonte vargjet e refrenit të këngës “So hot”.
“Kështu që nuk bëj më bashkëpunime me femrat, sepse nuk dua të humbas fëmijën tim”, ka thënë reperi i cili së fundmi lançoi albumin e tij më të ri, ndërsa i pyetur se cili do të ishte bashkëpunimi i tij i ëndrrave, ka shtuar: natyrisht, me 50 Cent. Po ju me të vërtetë e besoni që Noizy nuk do bëjë më duete me femra?! (Gazeta Standard)



No comments:

Post a Comment