Pas publikimit të raportit “Freedom House”, Lidhja Demokratike e Kosovë të mërkurën bëri thirrje për liri të fjalës së lirë në medie, për heqje dorë nga kontrolli dhe përdorimi i transmetuesit publik në shërbim të kryeministrit dhe të qeverisë së tij.Sipas LDK-së, kjo organizatë raporton se Qeveria e Kosovës kontrollon drejtpërdrejtë Radiotelevizionin e Kosovës, i cili ka kohë që nuk po përmbush misionin që ka si transmetues publik, por është vënë në shërbim të Kryeministrit dhe të Qeverisë së PDK-së.
“Organizata e mirënjohur “Freedom House” ka publikuar një raport të ri me vlerësimet më të zeza për Qeverinë Thaçi 2, e cila, me ndërhyrjet e saj të papërmbajtura në pavarësinë e medieve, sidomos në ato publike, e ka ranguar Kosovën në mesin e vendeve me imazhin më të keq sa i përket lirisë së fjalës dhe të së drejtës elementare për shprehje të lirë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Sipas kësaj partie, ndonëse shumë medie dhe analistë në vend e kanë shtruar më se një herë çështjen e mosemërimit të një zëdhënësi nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeveria e PDK-së nuk e ka bërë këtë, duke e ngarkuar RTK-në të bëjë detyrën që nuk i takon.
“Duke ua mbyllur portën publike të informimit të lirë qytetarëve të Kosovës, Thaçi dhe kabineti i tij synojnë që të fshehin mospunën dhe mungesën e plotë të rezultateve në të gjitha fushat”, theksojnë përfaqësues të kësaj partie.
LDK kërkon që të respektohen të drejtat ndërkombëtare të shprehjes së mendimit dhe të raportimit pa presione, ndërkaq nga RTK-ja që të përmbushë misionin si transmetues publik, për t’i informuar drejt qytetarët e Kosovës, me taksat e të cilëve funksionon.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu, kërkon nga Qeveria e PDK-së që të mos ndërhyjë në punën e medieve të pavarura dhe t’i lejojë ato ta përmbushin misionin e tyre, sepse mediet e pavaruara janë kriter i një demokracie të vërtetë”, thuhet në komunikatë. (telegrafi.com)

No comments:
Post a Comment