Ahmeti ua jep "vizën" ministrave

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, do të japë vendimin përfundimtar se kush do të zgjidhet në postet ministrore nga radhët e kësaj partie.
Kryesia e ngushtë partiake tashmë ka në shqyrtim disa kandidatura për ministra të propozuara nga degët dhe forumet e tjera partiake, mirëpo zyrtarë të lartë partiak theksojnë se vendimi përfundimtar do të merret nga kryesia, por ekskluzivisht edhe nga Ali Ahmeti.

Sipas burimeve partiake, janë disa kandidatë që po analizohen për postet ministrore dhe se disa prej tyre tashmë kanë marrë pëlqimin dhe miratimin edhe të kryesisë, por edhe Ahmetit.

Deri tani siç bëhet e ditur, kandidatët që kanë kaluar filtrin partiak dhe janë nominuar si të sigurt janë Abdilaqim Ademi, Ermira Mehmeti dhe Fatmir Besimi.

Ndërsa, kandidaturat e tjera janë në shqyrtim e sipër, por ka edhe nga ata funksionarë që nuk dëshirojnë të jenë ministra në përbërjen e re qeveritare.(24-ore.com)


No comments:

Post a Comment