Vrasja te ish- blloku, zbardhen autorët.

Policia e Tiranës ka zbardhur emrat e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes të ndodhur tek zona e ish-Bllokut, në Tiranë ku u vra 32-vjeçari Nadien Zeneli dhe u plagosën 2 të tjerë.

Sipas burimeve nga policia të dyshuarit për vrasjen e 32-vjeçarit Zeneli janë dy kushurinjtë Bledar Haka dhe Maringlen Haka, me banim në Burrel ndërsa një person i tretë është shoqëruar në mjediset e drejtorisë së policisë të Tiranë.

Mësohet se krimi ka ardhur pas një konflikti të zgjatur për çështje pronash në Burrel.


11:03 - Identifikohet autori i vrasjes te ish-blloku

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Burimet policore njoftojnë se autori i vrasjes së 32-vjeçarit Nadien Zenelaj mbrëmjen e 13 qershorit është identifikuar por pa bërë të ditur identitetin e tij.

Më 13 qershorit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë 32-vjeçari, Nadien Zenelaj ndodhej në një lokal me dy persona të tjerë në momentin kur u qëllua për vdekje me armë ndërsa u plagosën edhe dy shtetasit Bledar Miho dhe Taf Mandri . 

(albeu.com)



No comments:

Post a Comment