Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se vendimi i djeshëm për të rrëzuar ankimimin e PS-së ishte i pritshëm. Sipas Xhafajt, KQZ me në krye Ristanin, vulosën me këtë vendimin manipulimin e procesit zgjedhor.
“Vendimi i djeshëm i KQZ-së ishte një vendim i pritur për ne. Ne e kishim të qartë se çfarë do të ndodhte dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi kjo KQZ është kamikaze politikisht, e vendosur për të zbatuar urdhërat e Sali Berishës për të marrë me zor mandatin e Tiranës. Vendimi i djeshëm i KQZ është certifikimi i një procesi të manipuluar. Arben Ristani i dha fund dje një procesi të manipuluar, të urdhëruar dhe të shkruar nga Sali Berisha”, tha Xhafaj gjatë fjalës së tij.
Ky i fundit ka thënë se Basha po përpiqet që ta fitojë mandatin e Tiranës duke e vjedhur atë me procedura, njësoj siç bëri me vjedhjen e parave në rrugën Durrës-Kukës.
“KQZ e kundërshtoi ankimimin tonë jo për thelbin, por për procedurë. Nuk është çudi që këta njerëz kërkojnë të përfitojnë përmes procedurave, pasi Lulzim Basha e ka bërë edhe herë tjetër këtë gjë, kur i shpëtoi gjykimet për korrupsionin për rrugën Durrës-Kukës. Është përsëri Lulzim Basha që kërkon t’i shpëtojë përmes procedurave ngjarjes së 21 janarit. Është përsëri Lulzim Basha që më procedura ekstra-ligjore, kërkon të kryejë një tjetër vjedhje, atë të mandatit të kryebashiakut të Tiranës. Kjo është e paparanueshme moralisht dhe ligjërisht”, tha Xhafa.
Ai pohoi se PS do t’i shkojë deri në fund rrugës ligjore, në mënyrë që të identifikojë gjurmët dhe autorët e vjedhjes, të cilët një ditë do të përgjigjen para drejtësisë.
“Ne jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund betejës ligjore, sepse jemi të bindur në të drejtën tonë. Ne do vazhdojmë deri në fund me rrugën ligjore, pasi ne duam që të identifikojmë gjurmët dhe autorët e këtij krimi, të cilët një ditë do të përgjigjen për këtë krim që po bëjnë”, pohoi Xhafa.(gazetatema.net)

No comments:
Post a Comment