Studentja 24 vjeçare me sindromën e "bukuroshes së fjetur"

Historia e saj mund të tingëllojë me një përrallë të njohur. Por për Poppy Shingleton, të qënit një "bukuroshe e fjetur" e jetës reale, do të thotë të humbësh ditëlindje, Krishtlindje dhe festa të ndryshme.

Studentja 24 vjeçare vuan nga një gjendje e rrallë. Ajo mund të bjerë në gjumë pa paralajmërim deri në 7 ditë. Poppy Shingleton është 1 nga 1,000 personat në botë që vuajnë nga sindroma Kleine-Levin, e cila gjithashtu njihet me emrin "Sleeping Beauty".

"Ditëlindjen e 18 e kam kaluar në gjumë. Nuk kisha planifikuar ndonjë gjë të madhe por do kisha dashur të dilja me miqtë e mi për të pirë dhe të shfaqja kartën e identitetit" tha Shingleton.

Ekspertët nuk e dinë se çfarë e shkakton gjëndjen, por thonë se shumica e personave që vuajnë nga kjo gjëndje shërohen vetvetiu. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment