Si e kalojmë kohën e lirë?

Thuhet se niveli i qytetërimit të një individi mund të përcaktohet sipas mënyrës se si e kalon kohën e lirë!

Disa thellohen në një libër interesant ose shkojnë në teatër, në koncerte, në ekspozita. Të tjerët shkojnë në restorant, mirëpo shumica e atyre që na rrethojnë, mjaftohen me shfletimin e shpejtë të një gazete ose reviste dhe me qëndrimin para televizorit.

Shumica prej nesh, sidomos femrat, nuk kanë pothuajse asnjëherë kohë të lire, sepse duhet të lajnë, të hekurosin, të bëjnë pazarin, të gatuajnë, të bëjnë detyrat me fëmijët...

Shumë gra që i përkasin kësaj kategorie, i vështrojnë me zili të tjerët, ata që kanë mundësi "të dëfrehen" gjatë kohës së lirë, dhe nuk e kuptojnë se edhe ato mund të kishin kohë të lirë, po t'i organizonin punët më mirë.

I gjithë sekreti është që një ditë të bukur të arrish të thuash: "Mjaft! Jeta është shumë e shkurtër që ta kaloj vetëm në kuzhinë! Që nesër do ta marr jetën seriozisht, do të përpiqem të zbuloj anët e panjohura ... " 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment