SHBA do të vazhdojë tërheqjen nga Afganistani

SHBA-ja do ta nisë largimin e vet nga Afganistani me tërheqjen e 5.000 ushtarëve. Deri në fund të 2012 ës do të jenë kthyer në atdhe edhe 25.000 ushtarët e mbetur, të cilët u dërguan vitin e kaluar në Hindukush për forcimim e luftës kundër talibanëve radikalë islamikë. Ky është thelbi i planeve, që do të paraqesë presidenti amerikan Barack Obama në fjalimin drejtuar kombit të mërkurën, u tha prej qarqeve qeveritare. Një zëdhënës i Obamës i hodhi poshtë njoftimet si spekulime. Sipas tij presidenti e ka marrë vendimin për tërheqjen, por shifrat e sakta nuk janë bërë ende të ditura. Tërheqja do të fillojë sipas paralajmërimit në korrik dhe do të jetë mbyllur në 2014 ën, shtoi zëdhënësi. Aktualisht në Afganistan janë të stacionuar rreth 100.000 ushtarë amerikanë.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment