Shefat e pavioneve me konkurs

Për herë të parë shefat e shërbimit të Qendres Spitalore Universitare do te perzgjidhen nga nje komision, i cili do te kryesohet nga ministri i Shëndetësisë.

Ne zbatim te ligjit te arsimit te larte, ne QSUT nuk do te kete me shefa pavionesh por shefa sherbimesh, numri i te cileve do te jete 58.

“Nëse më parë shefat e shërbimit, që ishin funksione të vecanta vec shefit të departamentit, përzgjidheshin me një procedurë tjetër, tashmë ligji ka parashikuar një bord ku integrohen strukturat e shëndetësisë. Kryetari i bordit është ministri i Shëndetësisë dhe strukturat akademike, rektori dhe dy përfaqësues të institucioneve të Fakultetit të Mjekëstisë. Të gjitha projektet që do të prezantojnë aplikantët t’I bëjmë transparente për publikun”, tha Dhori Kule, rektori i universitetit te Tiranes.

Kjo menyre perzgjedhjeje e shefave te sherbimeve pritet te shmange abuzimet e perfolura ne shendetesi, dhe tu jape mundesi te gjithe mjekeve te konkurjne per kete pozicion. Aplikantet, te cilet mund te jene mjek qe punojne edhe jashte shqiperise duhet te paraqesin dosjet ne baze te kritereve te percaktuara, nga data 22 qershor deri me 6 korrik.




(www.top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment