Pastrimi i parave, BE: Zbatoni ligjin

Duke u shprehur se mekanizmi i pastrimit të parave ka ndryshuar që nga koha e Al Capone, kreu i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi shtoi për ligjzbatuesit shqiptarë në këtë sfidë vetëm një këshillë, “zbatimin e ligjit”.
Ambasadori i BE-së në Tiranë e mbajti këtë fjalim gjatë prezantimit të projektit binjakëzues, për mbështetjen e strukturave të luftës kundër pastrimit të parave dhe strukturave të hetimit të krimeve financiare në Shqipëri.

Sequi tha se, ligjshmëria e organizuar është mënyra më e mirë për të luftuar krimin e organizuar dhe pastrimin e parave, por shtoi gjithashtu se kjo gjë kërkon vullnet politik.

Për vullnet politik foli edhe prokurorja e përgjithshme, zonja Ina Rama, sipas së cilës në momentet e një ngërci politik duhet të tregohet se bashkëpunimi në nivel teknik ekziston.

Gjatë prezantimit të projektit të binjakëzimit ishin të pranishëm edhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe ai i Financave Ridvan Bode.
(www.top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment