SHBA: Leon Paneta konfirmohet kreu i Pentagonit

Postin e Sekretarit të Mbrojtjes do të marrë zyrtarisht në 1 Korrik, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i CIA-s Leon Paneta.

Senati amerikan votoi sot për konfirmimin e Leon Panetës në këtë post postin e Sekretarit të ri të Mbrojtjes. Zoti Paneta, do të zëvendësojë sekretarin Robert Gates, i cili kishte shpallur prej kohës dëshirën e tij për tu dorëhequr nga postin.

Vlen të përmendet se Leon Paneta do të marrë drejtimin e Pentagonit në një kohë kur Presidenti Barak Obama ka kërkuar shkurtimin e 400 miliardë dollarëve të tjerë në shpenzimet për sigurinë dhe do të nisë reduktimin e forcave amerikane në Afganistan.

Paneta ka drejtuar poste kyçe në administratën amerikane dhe ka një eksperiencë të gjerë në aspektin buxhetor. Në karrierën e tij të gjatë përfshihen posti i drejtorit të buxhetit në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Bill Klinton që i ka paraprirë ai i kryetarit të Komisionit Buxhetor të Dhomës së Përfaqësuesve.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment