Potter, nis gjuetia reale e thesarit në mbarë botën

Projekti i ri i sagës Harry Potter tashmë është lidhur me një lojë në rrjet, ku çmimet që fitohen janë reale. Gazeta “Times” mendon se ka zbuluar sekrete prapa Pottermore, faqes së JK Rowling, e cila po mban në ankth prej një jave tifozët e magjistarit. Detajet e projektit u dërguan në gazetë, me sa duket gabimisht, dhe kuptohet se bëhet fjalë për një event që nis sot në orën 11:00 në Londër.

Sipas asaj çfarë është kuptuar, kjo do të jetë një lojë e sofistikuar, me të dhëna që do të çojnë në çmime të fshehura në botën e vërtetë: në vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk përjashtohen as vende të tjera. Dhe për këtë, në Youtube është publikuar edhe një video misterioze, koha e së cilës përfundon pikërisht sot. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment