Juventusi ka konfirmuar katër blerjet e reja

Juventus ka njoftuar se Alessandro Matri, Marco Motta, Simone Pepe e Fabio Quagliarella do të jenë komplet pjesë e këtij klubi nga sezoni 2011/12. Këta futbollistët e kaluan sezonin që shkoi si huazim tek Juventus.

Por, të mërkurën Zonja e Vjetër kanë njoftuar përmes faqes zyrtare kanë deklaruar se i kanë blerë përfundimisht ata.

Marrëveshja e arritur me Cagliarin për Matrin kap shifrën e 15,5 milionë eurosh, ndërsa kontrata me lojtarin do të zgjatë 4 vjet.

Marco Motta u transferua nga Udinese për 3.75 milionë euro. Mbrojtësi italian ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2015.

Kurse sulmuesin italian Fabio Quagliarella e bleu Napoli për 10,5 milionë euro. 28 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, pasi realizoi 9 gola në sezonin 2010/11.

Më në fund, edhe Simone Pepe u transferua nga Udinese për të nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Zonjën e Vjetër. Mesfushori 27 vjeçar i kushtoi Juventusit 7,5 milionë euro. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment