Sipas MeteoAlb, nesër dita do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave në zonat malore verilindore dhe juglindore duke gjeneruar shira të dobët dhe të izoluar.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa zonat malore do të mbeten të rrezikuara nga vranësira dhe shira me intensitet të ulët. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të largohen nga zonat malore duke rikthyer motin e kthjellët edhe në këto zona. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 15 km/h dhe drejtim Jugperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe në Jon dallgëzim 2 ballë.
Europa
Nesër, Europa veriore dhe veriperëndimore do të mbetet në kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto vende. Shira më të dendur do të bien në Skandinavi, Ishujt Britanike. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të karakterizohen Europa Qendrore dhe Europa verilindore ku shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Në Ballkanin verior pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga moti i kthjellët ndërsa pasditja do të sjellë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira të izoluar por moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të dominojnë në Europën Jugperëndimore, Rajonin e Mesdheut dhe në Europën Juglindore.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Ballkani verior do të rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe erë e fortë
- Ishujt Britanikë do të rrezikohen nga shirat intensiv
- Norvegjia rrezikon temperatura të ulëta dhe rrebesh shiu

(noa.al)
No comments:
Post a Comment