Hemorroidet, çfarë e ndihmon vuajtjen?

Shumë njerëz pas moshës 50 vjeçare provojnë kriza hemorroidesh. Ato shpesh shkaktohen nga shtimi i peshës apo kapsllëku kronik, por edhe shtatzënia mund të jetë shkaktar i shpeshtë i paraqitjes së tyre. Por shumë persona nënvleftësojnë efikasitetin e rregullave higjienike-dietetike, të cilat janë tepër të rëndësishme.

Hemorroidet, janë vena të zgjeruara në pjesën e anusit dhe rektumit. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe ënjtje (edem). Por shenjat më të shpeshta janë hemoragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje.

Duhet të hani fibra dhe pini ujë

Mënyra e përshtatshme e ushqimit mund të ndihmoj në kontrollimin e ndezjeve dhe dhimbjeve tek hemorroidet. Fibrat janë të domosdoshme për tranzitimin e ushqimit në zorrë, çka do të thotë që në çdo vakt të hani zarzavate.

Konsumimi i bollshëm i ujit ndihmon në zbutjen e jashtëqitjes, me ç’rast ndihmon në zbrazje të rregullt dhe në mos ngacmimin e hemorroideve.

Në rast se keni problem me hemorroide, atëherë duhet t’iu shmangeni ushqimeve pikante (djegës), pasi që mund të jenë shumë irrituese. Përveç kësaj, dhimbja dhe ngacmimi mund të rriten edhe nga konsumimi i madh i lëngjeve dhe ushqimeve që përmbajnë kofeinë, siç janë kafeja, çokollata, coca-cola dhe kakao.

Përdorimi i një laksativi të butë
Tretësira yndyrore e vitaminës E (për përdorim të jashtëm) mund të ndihmojë në qetësimin e tyre, lubrifikon dhe favorizon çikatrizimin e plagës. Atë mund të aplikoni në vendin ku janë të paraqitura me anë të fashës apo pambukut. Disa persona mund të kenë reaksion alergjik në tretësirën yndyrore të vitaminës E. Duke pasur parasysh këtë fakt, është mirë që një herë të testoni një pjesë të vogël të pjesës së brendshme të dorës dhe të përcillni 24 orë paraqitjen e ndonjë reaksioni. Në rast se keni dhimbje apo gjakderdhje, atëherë duhet të paraqiteni tek mjeku.

Ushqimi i rekomanduar:
Drithërat integrale, fibrat (pemët, perimet dhe bathët (bishtajat, bizelja etj), konsumimi i bollshëm i ujit dhe largimi nga specat e djegës.

Shtimi i një luge të drithërave integrale të papërpunuara në shujtat tuaja tri herë në ditë mund t’ju ndihmoj në mirëmbajtjen e punës së zorrëve, por edhe shtimi i sasisë së ujit dhe perimeve ndihmojnë shumë.

Ata që përdorin fitoterapinë, mund të përdorin bimët e pasura me “flavonoide”, të cilat tonifikojnë venat dhe janë anti-inflamatore.
(femina.al)

No comments:

Post a Comment