Zeshkaneve në përgjithësi nuk u duhet shumë makijazh. Do të dukeni mirë edhe me zbukurim të paktë. Pak maskarë, vizatues për sy dhe shkëlqyes për buzë, do të mjaftojë që të shkëlqeni.
Ngjyrat e pasura dhe të ngrohta, si terakota, kanella dhe e kuqja e errët, do t’u përshtaten nga nuancat e ndritshme. Nuancat e ftohta ngjyrë roze, janë të ‘rrezikshme’ dhe u bëjnë të dukeni të larë. Nuancat pakëz më të errëta do të nxjerrin më të mirën nga zeshkanet dhe do të nxjerrin në pah buzët. Nëse ndjeheni aventureske, mund të eksperimentoni me nuanca të errëta të buzëkuqit rozë, por atëherë ekspozoni sytë për të shmangur dukjen e mërzitshme dhe jo të gjallë.
Vajzave me dukje dhe flokë të errëta më së miri u qëndron stili klasik ‘smokey eyes’ sesa biondeve, ndërsa mund ta teproni edhe me vizatuesin për sy dhe nuk do të dukeni keq. Por nga ana tjetër, bukur u rrinë edhe ngjyrat si mishi, kafe dhe ngjyrë bezhi. Ndërkaq, brunet me çehre më të çelët le të vendosin për ngjyrë kafe më të shndritshme, roze dhe nuanca ngjyrë pjeshke.
Zeshkanet me sy të kaltër duhet të shfrytëzojnë nuanca të ngrohta të hijeve, nëse dëshirojnë të arrijnë dukje natyrale. Zeshkanet me sy të kaftë mund ta marrin guximin dhe të zgjedhin ngjyra më të forta, si të kaltër ose vjollcë, e cila do të shprehë ngrohtësinë e syve. Femrat me dukje të çelët duhet të zgjedhin maskarë kafe, ndërsa atë me ten më të errët maskarë të zezë.
(www.femina.al)
No comments:
Post a Comment