Këto janë mallrat më të shtrenjta në botë

A do blinit 5.5 milion euro një celular? Apo do merrnit për 2800 euro një krem kundër rrudhave? Ndoshta kurrë. Por të tjerë njerëz e bëjnë një gjë të tillë. Lexoni më poshtë një listë me disa nga gjërat më të shtrenjta në botë.


-Paketimi i këtij kremi anti rrudhë nga BB Royal është i zbukuruar me kristale Swarovski, me diamante e ar. Çmimi: 2800 euro për 60 ml.



-Një veshje për iPod, e mbushur me 430 diamante të vegjël, kushton 27 500 euro. Ka dalë në ankand nga eksperti britanik i bizhuterive, Thomas Hyerdahl.



-Yje si Anxhelina Zholi e Guin Stefani mund të flenë mbi këtë dyshek të punuar me dorë nga Vividus Cross në Suedi. Çmimi: 60 mijë euro.



-Çdo puthje ia vlen: Kush blen një buzëkuq nga “Kiss Kiss Or& Diamonds”, duhet të paguajë 45 mijë euro.



-Jahti i Roman Abramoviç ka një sistem mbrojtje nga raketat. Nuk ka faj, është jahti më i shtrenjtë në botë. Çmimi: 335 milion euro.



-Një iPhone 4 nuk është i lirë, por një i tillë i veshur me diamante 7.8 karatëshe nga Stuart Hughes kushton 5.5 milion euro.



-Me një çmim prej 2.6 milion eurosh, kjo çantëz Mouawad, e veshur me ar e diamant, nuk do ketë mundësi kurrë të fusë aq pasuri brenda.



-“Red Hot Fantasy Bra” nga “Victoria’s Secret” janë reçipetat më të shtrenjta në botë. 10.5 milionë euro kushtojnë këto copëza të veshura me rubinë tajlandezë.



-Vetëm 10 njerëz në botë kanë mundësi të kenë një parfum “Imperial Majesty” të Clive Christian. Parfumi luksoz me aromë pjeshke kushton 200 mijë euro.



-Vetëm tre copë Bugatti 57SC janë prodhuar në vitin 1963. Nuk është çudi që një model i tillë kushton 28 milion euro.



-Në kopsa ka diamantë, materiali është nga pambuku egjiptian- kjo këmishë shitet nga prodhuesi suedez Eton për 30 mijë euro.



-Sandalet e dekoruara me gurë të rrallë nga Stuart Wietzman kushtojnë 1.4 milion euro.




(www.gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment