Macja vjedh rrobat në kojshi dhe i sjell në shtëpi!

Një mace është bërë temë atraktive për mediet zvicerane të dy ditëve të fundit. Familja Geiger në Wisendangen të Winterthurit është në hall me macen e saj shumë "të gjindshme". Ajo ka shtatë vjet ndërsa tri vitet e fundit nuk kap më minj por "gjuan" rrobat nga oborret e fqinjëve dhe i sjell ato te i zoti i saj.





Të gjitha rrobat që i ka vjedhur macja kohëve të fundit

Këtë fenomen Geiger-ët e kanë vënë re me kohë por nuk po dinë se si ta çmësojnë macen e tyre nga vesi i keq.



Të mbështetur për muri, ata kanë filluar t`i mbledhin të gjitha pjesët e rrobave, këpucëve, dorezave etj që i sjell macja dhe t`i njoftojnë pronarët e tyre se ato mund t`i marrin sërish. Madje, në rrethojën e oborrit familja e maces hajneshë kanë vendosur një pllakat ku kanë shkruar: "Ndihmë! macja jonë po vjedh".



Ekspertë të ndryshëm të veterinarisë apo të psikologjisë së kafshëve janë konsultuar rreth fenomenit të "kleptomanisë" së kafshëve por një mendim unik për këtë nuk ekziston. Shumica mendojnë se kjo mace, thjesht dëshiron të bjerë në sy se "po i kontribuon familjes" që i ka dhënë strehë.
(albinfo.ch)

No comments:

Post a Comment