“Vendimi i presidentit për të tërhequr 33 mijë ushtarë nga Afganistani brenda verës së vitit 2012 është më agresiv dhe sjell më shumë rreziqe nga sa do të ishim të gatshëm të përballonim”, shprehet Mullen.
Citimi në fjalë është një pjesë e një deklarate që admirali do të mbajë në Kongres, në kuadër të një audicioni.
Duke parë sukseset e arritura kundër Al Kaedës në Afganistan, Obama vendosi të tërheqë 10 mijë ushtarë brenda vitit dhe 33 mijë brenda verës së vitit 2012.
Në konferencën për shtyp në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, Obama nuk e përjashtoi mundësinë e dialogut me talebanët dhe paralajmëroi vijimin e presionit mbi Pakistanin, ku fshihen shumë liderë të Al Kaedës.
(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment