12 vite e mbanë rekordin e Ginisit për gjinjë më të mëdhej natyral

Vetëm një muaj pasi që Britania e Madhe u ngrit në këmbë pasi që gruaja me gjinjë më të mëdhej artificial u paraqit në emisionin e mëngjesit “This Morning” kur ka fëmijë para ekraneve, televizioni shkaktoi edhe një valë reaksione pasi që si mysafire e kishte gruan me gjinjë më të mëdhej natyral në botë.

Annie Hawkins Turner, ose më mirë e njohur si Norma Stitz, 12 vite mbanë rekordin e Ginisit për gjinjë më të mëdha natyrale në botë. Gjinjtë e saj peshojnë rreth 51 kilogram dhe rriten edhe më tej.

52-vjeçarja Annie fiton nga madhësia e gjinjëve të saj. Ajo bisedon online me njerëzit kurioz që kërkojnë këshilla nga ajo dhe paraqitet toples në ueb faqet për të rritur, por insiston se asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë seks para kamerave.

“I tregova njerëzve se “e madhja” është e mirë dhe mund të jesh seksi në mënyrën tënde..Të flas ty, unë jam fantazia jote. Kur të flas, ajo është për shkak se në trurin tënd ka gjëra që do të kishe dashur të mi bësh mua. Por, në realitet asnjëherë nuk do të më kishe njohur” – theksoi ajo.

Annie ka pranuar se kur është rritur rregullisht është përqeshur për shkak të pamjes dhe se për shkak të madhësisë së trupit të saj ka pasur probleme në dashuri. Ajo kishte filluar ta dëshirojë trupin e saj pasi që kishte njoftuar burrin e saj, i cili ka ndërruar jetë para 6 viteve.

“Ai ma ndryshoi jetën. Ai më bëri ta dua veten time dhe më shëndrroi në Barbie kukullën e tij. Unë për të isha si një Barbie kukull e “mbushur”. Ai me mua sillej sikur me ndonjë princeshë. Ai më donte mua dhe fëmijët e mi. Ai ishte engjulli im, nuk ishte gjithçka vetëm seksuale” – kishte thënë ajo.

(femina.al)

No comments:

Post a Comment