Olli: Nesër shpallet fituesi i Tiranës

Menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli ka dalë në një prononcim për shtyp dhe ka theksuar se ditën e nesërme KQZ-ja do të ketë edhe një tabelë përfundmitare për bashkinë e Tiranës.

“KQZ-ja do të përpunojë të dhënat e marra nga numërimi i fletëve të kontestuara të 11 minibashkive do të dalë edhe projekt akti për bashkinë e Tiranës”.

Olli theksoi se çdo veprim është bërë konform ligjit dhe në transparencë të plotë mediatike.

Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj deklaroi se opozita do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore për ta sjellë procesin në udhën e duhur.

“Procesi i numërimit ishte i vështirë për ne.U përpoqëm të ishim korrekt me vendimin e Kolegjit duke emëruar vëzhgues por kostatuam parregullsi që natyrisht u mbajtën shënim dhe do të jenë pjesë e qëndrimit tonë” theksoi Gjonçaj.




(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment