Fyle: Serbia rrezikon BE-në

Serbia duhet të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ose do të përballet me rrezikun e bllokimit të hyrjes në BE nga ana e shteteve anëtare. Kjo ka qenë thirrja e komisionerit për zgjerimi i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle.

“Kam dëgjuar një numër komentesh se askush nuk është i gatshëm që të pranojë një anëtar të ri, nëse ka çështje të hapura me rajonin, me fqinjët e tij”, ka thënë Fyle pas një takimi me ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiç.

“Unë jam një nga ata që thonë se duhen bërë përpjekje serioze në këtë proces të zgjerimit, për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje”, citohet të ketë thënë Fyle.

Jeremiç nga ana e tij ka thënë se pret që nga dialogu të dalin së shpejti rezultatet e para.




(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment