Ja vendet më të vogla në botë

Ndonëse është brenda territorit të Romës, shteti i Vatikanit është një vend i pavarur i krijuar në vitin 1929 dhe drejtohet nga Papa, udhëheqësi i Kishës Katolike Romane.


Shumica e banorëve të Vatikanit punojnë për Selinë e Shenjtë, institucioni që qeveris Kishën Katolike Romane

Vatikani

Krijimi i Selisë së Shenjtë daton në periudhën e Krishtërimit të hershëm shumë përpara Vatikanit, i cili u krijua më 11 shkurt të vitit 1929.

Vatikani ka radion dhe stacionet e tij televizive si dhe nje gazetë të përjavshme.

Ai ka pasaportën,simbolin dhe monedhën e vet.

Kopshtet e Vatikanit zënë më shumë se gjysmën e sipërfaqes së këtij shteti.

Papa banon në Pallatin Papal, pranë sheshit të Shën Pjetrit.

Vatikanin e vizitojnë mesatarisht 11.000 njerëz në ditë

Një vijë e bardhë mbi asfalt tregon se ku mbaron Roma dhe ku fillon Vatikani.

Tri vende që duhen vizituar

Kapela Sistine

U deshën katër vjet që të mbarohej tavani i pikturuar nga Mikelanxheloja.

Muzeu i Vatikanit

Kjo ndërtesë e madhe përmban më shumë se 14.5 km me galeri arti.

Dhomat e Rafaelit

Apartamentet private të Papës Julius II janë pikturuar nga Rafaeli


Pesë fakte mbi Bazilikën e Shën Pjetrit

Për të ndërtuar këtë kishë të bukur dhe jashtëzakonisht të madhe u deshën 122 vjet (1504-1626).

Ajo mund të mbajë brenda deri në 60.000 besimtarë në të njëjtën kohë.

Gjatësia e navetës së kishës është 218 m.

Kupola e saj e mahnitshme është 138 m e lartë dhe diametri i saj është 42 m.

Për t’u ngjitur deri në majë të kupolës duhet të ngjitësh 491 shkallare (ka edhe ashensor!)

Sheshi i Shën Pjetrit

Është një shesh në formë ovale i riprojektuar gjatë viteve 1656-1667 nga arkitekti Lorenco Bernini nën kujdesin e Papës Aleksandër VII.

Sheshi përmban 140 statuja shenjtorësh

Obelisku egjiptian prej mermeri të kuq në qendër të sheshit u soll në Romë në vitin 37 e.r

Gjatë Mesjetës njerëzit besonin se topi i artë në majë të obeliskut mbante hirin e trupit të Jul Cezarit.

Në vitin 2007 , Vatikani u deklarua shteti i parë në botë që asnjanësoi karbonin (sasia e CO2=0), dhe më 26 nëntor 2008, Salla e Pritjes e Palit VI u mbulua e gjitha me panele diellore.

Garda Zviceriane

Truproja private e Papës e njohur si Garda Zviceriane u themelua më 1505 gjatë drejtimit të Papës Julius II. Rekrutët duhet të jenë meshkuj zvicerianë, katolikë të pamartuar dhe të paktën 1.74 m të gjatë.

ATM-ja (bankomati) e Bankës së Vatikanit i ka udhëzimet në gjuhën latine (përveç gjuhëve të tjera). Latinishtja është gjuha universal e Kishës Katolike.

Monakoja

Eshtë shteti me popullsinë më të dendur në botë , ku në një sipërfaqe prej 1.95 km 2 jetojnë 33.000 banorë. Krahasuar me ta, 826 banorët e Vatikanit kanë hapësira të mëdha ku mund të lëvizin.


10 vendet më të vogla në botë

01: Vatikani 0.44 km2

02: Monako 1.9 km2

03: Naru 21 km2

04: Tuvalu 26 km2

05: San Marino 61 km2

06: Lihtenshtaini 160 km2

07: Ishujt Marshall 180 km2

08: St Kits dhe Nevis 269 km2

09: Maldivet 300 km2

10: Sejshellet 434 km2


Si zgjidhet Papa?

01. Menjëherë pas vdekjes së një pape, 120 kardinalët më të moshuar të Kishës Katolike mblidhen në Vatikan për të zgjedhur pasardhësin.

02. Nëse asnjë prej kandidatëve nuk merr një shumicë prej dy të tretash, fletët e votimit digjen në një furrë të posaçme (sipër) me kashtë.

03. Kur digjet kashta , nxjerr një tym të zi, i cili nënkupton se votimi po vazhdon. Kur më në fund papa zgjidhet, atëhere zjarrit i hidhet një lëndë kimike për të bërë tymin e bardhë.

04. Papa i ri shoqërohet te ballkoni që bie mbi sheshin e Shën Pjetrit. Kardinali më i vjetër në moshë njofton “Habemus Papam” ( U bëmë me Papë!)

*Të dhënat e kësaj faqeje janë përmbledhur në “Unë Di”, një botim i Arba Editions dhe shtëpisë botuese britanike Dorling Kindersley.
(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment